×
  • Lajme
  • Botë

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit publikojnë pamjet e raketave të Hamasit që përfundojnë në Gaza

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 23:39

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit përmes një postimi në Twitter, kanë akuzuar Hamasin se disa nga raketat e tyre që ishin nisur në drejtim të Izraelit po përfundojnë në Gaza.


    Në postimin e bërë, Forcat e Izraelit kanë publikuar një video, ku pretendohet se një raketë që u drejtua për në Izrael përfundoj në Gaza.

    “Shikojeni se si një nga raketat e Hamas, e drejtuar për në Izrael, përfundon në Gaza. Nuk është hera e parë kjo. Hamasi ka dështuar në hedhjen e 350 raketave në 3 ditët e fundit. Këto raketa po rezultojnë në vdekjen e civilëve në Gaza. është koha që bota të kërkoi llogari nga Hamasi”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!