×
  • Lajme
  • Botë

    Franca pezullon afro 3000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 14:00

    Franca ka pezulluar afro 3000 punonjës shëndetësorë pasi ata nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, raporton BBC.


    Rregulli i ri, që ka hyrë në fuqi të mërkurën, ka bërë të detyrueshëm vaksinimin e rreth 2.7 milionë punonëjsve shëndetësorë, të shtëpive të kujdesit dhe zjarrfikës në Francë.

    Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, ka thënë të enjten se “shumica e pezullimeve janë të përkohshme”.

    “Shumë tash po pajtohen të vaksinohen, pasi e shohin si realitet detyrimin për t’u vaksinuar”, tha Veran.

    Rregulli vlen për të gjithë mjekët, infermieret, stafin e zyrave dhe vullnetarët.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar punonjësit për këtë ndryshim më 12 korrik dhe i ka paralajmëruar ata se duhet të marrin së paku një dozë të vaksinës deri më 15 shtator apo të japin dorëheqje nga puna.

    “Unë e di se çfarë po kërkoj nga ju, dhe e di se jeni të gatshëm për këtë gjë”, tha Macron.

    Pas njoftimit të presidentit, Doctolib, uebfaqja ku njerëzit bëjnë rezervimet për vaksina, ra nga përdorimi pasi njerëzit nisën të bënin kërkesë për terminë.

    Por, mijëra ende po refuzojnë vaksinimin.

    Vetëm në një spital në Nice, gati 450 punonjës shëndetësor janë pezulluar, duke bërë që të protestohet jashtë objektit.

    Në qytetin jugor Montelimar, një spital ka konfirmuar se ka nisur të anulojë operacionet jo-emergjente për shkak të mungesës së anestezistëve, pasi shumë prej tyre nuk janë vaksinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!