×
  • Lajme
  • Botë

    Franca synon të vaksinojë 30 milionë njerëz deri në verë

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 9:38

    Franca synon të vaksinojë të paktën 10 milionë njerëz deri nga mesi i muajit prill; 20 milionë nga mesi i muajit maj, dhe gjithsej 30 milionë njerëz deri në stinën e verës.


    Sipas medieve të huaja, lajmin e bëri të ditur kryeministri francez, Jean Castex, i cili deklaroi se deri më tani në Francë janë vaksinuar 3.2 milionë persona, përfshirë 1.8 milion njerëz që morën dozat e dyta.

    Më shumë se 60 për qind e të gjitha rasteve të reja me coronavirus, vijnë për shkak të variantit britanik, potencoi kryeministri Jastex.

    “Qarkullimi i virusit është përshpejtuar gjatë dy javëve të fundit dhe kjo lidhet qartë me variantin e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

    Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, Franca ka regjistruar 3.8 milionë raste me coronavirus si dhe 87 mijë viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!