×
  • Lajme
  • Botë

    Francë, drejtuesit e kamionëve bllokojnë autostradat në shenjë proteste

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 20:22

    Drejtuesit e kamionëve kanë bllokuar me automjetet e tyre disa autostrada në Francë, në shenjë proteste ndaj rritjes së taksave të karburantit.


    Sipas transmetuesit Franceinfo, autostrada A8 në jug të Francës dhe ajo A36 në lindje të vendit u bllokuan sot në mëngjes.

    Organizata Europiane e Transportit Rrugor (OTRE) ishte një ndër organizatorët e protestës.

    T mobile – In Article – DHuro per Termet
    “Arsyeja e grevës është një rritje e planifikuar e taksës së karburantit për vitin 2020. Nëse rritja e taksave do të vihet në zbatim, kjo do të ishte një goditje e fortë për 40 000 ndërmarrjet e transportit të mallrave,” deklaroi sindikata.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!