Kina ka raportuar sot vetëm një rast të brendshëm të infektuar me koronavirus, por gjeti 20 raste të tjera që kanë ardhur nga jashtë, duke kërcënuar kështu të prishin përparimin e saj të brendshëm, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Rasti i vetëm në Wuhan do të forcojë pikëpamjen e Kinës se ajo ka “frenuar në thelb” përhapjen e virusit vdekjeprurës që u shfaq në qytet dhjetorin e vitit të kaluar.
Por vendi tani është i shqetësuar për një fluks njerëzish nga jashtë, me një mesatare prej 20,000 njerëz që fluturojnë në Kinë çdo ditë.
Në një përmbysje të roleve, Pekini tani po kërkon që pothuajse të gjithë ardhësit ndërkombëtarë të hyjnë në karantinë 14-ditore në hotelet e përcaktuara.
Kina raportoi gjithashtu 13 vdekje të reja sot, duke rritur numrin e saj në 3,226.
Vendi ka regjistruar 80.881 raste gjithsej, por më pak se 9,000 njerëz mbeten të infektuar.
Progresi i vendit qëndron në kontrast të ashpër me krizën në rritje në vendet e tjera, me shumicën e Evropës që është përfshirë nga përhapja e madhe e koronavirusit.