×
  • Lajme
  • Botë

    George Bush reagon fuqishëm për vrasjen e George Floyd, kërkon t’i jepet fund racizmit në Amerikë

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:36

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, ka reaguar fuqishëm pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.


    Nëpërmjet një deklarate të përbashkët me gruan e tij, Laura Bush, ai ka kërkuar që t’i jepet fund racizmit në Amerikë.

    Bushët kanë thënë se janë të lënduar nga vrasja e Floydit, dhe të neveritur nga padrejtësia dhe frika që po e ngufat vendin.

    “Është koha që Amerika t’i ekzaminojë dështimet e veta tragjike – dhe teksa e bën një gjë të tillë, t’i shohë edhe disa prej fuqive të saj shëlbuese”.

    Ish-presidenti amerikan ka thënë se është dështim tmerrues që shumë afro-amerikanë, veçanërisht meshkuj të rinj afro-amerikanë, keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.

    “Është fuqi kur protestuesit, të mbrojtur nga zbatuesit e përgjegjshëm të ligjit, marshojnë për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Bush.

    “Kjo tragjedi – në një varg të gjatë tragjedish të ngjashme – ngrit një pyetje që është dashur të bëhej qëmoti: Si ta ndalim racizmin sistematik në shoqërinë tonë?”, ka thënë ai.

    Bush ka thënë se duhet të dëgjohen zërat e shumë prej atyre që po vuajnë dhe po mbajnë zi.

    “Ata që përpiqen t’i heshtin këta zëra nuk e kuptojnë domethënien e Amerikës – apo si ajo bëhet vend më i mirë”, është shprehur Bush.  /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!