×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendet i djegur në makinë një 56-vjeçar në Greqi, dyshohet se është shqiptar

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 10:35

    Një 56-vjeçar është gjetur i djegur brenda në makinë në Rodos. Mediat në shtetin helen, raportojnë se viktima është shqiptar, babai i një vajze të mitur.


    Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, pasi rrethanat në të cilat u gjet i vdekur 56-vjeçari janë ende mister.

    Por nga hetimet e deritanishme raportohet se viktima kishte probleme financiare, çka ka çuar atë drejt një vendimi për ti dhënë fund jetës.

    56-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij Hyundai Accent rreth orës 06:00 të datës 17 shtator.

    Ajo që po i bën hetuesit të dyshojnë është ekzistenca e një videoje, e cila tregon se zjarri në automjet filloi jashtë dhe më pas u përhap edhe brenda mjetit.

    Hetimet nga autoritetet greke po vazhdojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!