×
  • Lajme
  • Botë

    Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar në Etiopi

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 13:09

    Televizioni Kombëtar i Etiopisë raportoi se kutitë e zeza të aeroplanit “Boeing 737 MAX” i cili u rrëzua gjatë ditës së diel vetëm gjashtë minuta pas ngritjes  u gjetën sot, transmeton Reporteri.net


    “Pajisja me të dhënat teknike të fluturimit dhe ai që regjistron bisedat në kabinën e pilotit të avionit ET302 janë gjetur”, njoftoi  kompania ajrore në llogarinë e saj Twitter.

    Në aeroplanin Ethiopian Airlines, në fluturimin nga Addis Abeba në Nairobi ndodheshin gjithsej 157 persona,  149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Askush nuk mbijetoi, gjersa në aeroplan ndodheshin  udhëtarë nga më shumë se 33 vende të botës.

    Foto: Tanjug/ AP

    Deri tani, shkaku i saktë i rrëzimit së një aeroplani të ri, i cili mbërriti në Etiopi në nëntor të vitit 2018, është i panjohur, por linja ajrore “Ethiopian Airlines” njoftoi këtë mëngjes se u mor vendimi që të gjithë avionët Boeing 737 MAX në atë vend duhet të jenë të kontrolluar, deri në fund të hetimit.

    Foto: Tanjug/AP

    Tani për tani dihet se piloti, menjëherë pas  nisjes nga aeroporti në Addis Abeba, filloi të raportonte se kishte probleme teknike dhe prandaj kërkoi kthimin e menjëhershëm në aeroport. Gjashtë minuta pas fluturimit,  aeroplani u rrëzua. Kutia e zezë, e cila është kërkuar që nga momenti i aksidentit, është gjetur sot, ka njoftuar televizioni shtetëror, duke potencuar se ekspertët  do të dalin me informacione orëve në vijim. /Reporteri.net/.

    Foto: Tanjug, AP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!