×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermani, qeveria federale dhe landet, dakord për kufizimin e kontakteve deri më 29 qershor

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 21:15

    Qeveria federale gjermane dhe 16 landet e vendit ranë dakord në parim që të vazhdojnë me kufizimin e kontakteve kundër koronavirusit të ri deri më 29 qershor.


    Këto masa i kufizojnë tubimet deri në 10 persona ose maksimumi në dy familje.

    Marrëveshja u arrit sot pas më shumë se një ditë konsultimesh midis qeverisë federale në Berlin dhe zyrtarëve të shtetit.

    Megjithatë, landeve u lejohet të lehtësojnë ose ashpërsojnë rregullat e tjera që rregullojnë sjelljen në hapësirat publike, sipas shkallës së infektimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!