×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania arreston 4 persona për planifikimin e sulmit në një sinagogë

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 16:19

    Forcat gjermane të sigurisë kanë arrestuar katër persona, njëri prej të cilëve 16-vjeçar, për planifikimin e sulmit me eksplozivë në një sinagogë në qytetin perëndimor Hagen.


    Arrestimet kanë ndodhur gjatë Jom Kipurit, ditës më të shenjtë të judaizmit, dhe janë mundësuar falë bastisjeve policore në disa shtëpi në Hagen.

    Policia kishte rrethuar qysh nga e mërkura zonën përreth sinagogës, pas sinjalizimit për një sulm të mundshëm. Kërcimin për sulm e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme në Rine-Westfalinë Veriore, ku dhe ndodhet Hageni.

    Me dhjetëra pjesëtarë të policisë janë kujdesur për sigurinë e objektit gjatë natës dhe kanë vazhduar vëzhgimin edhe gjatë së enjtes.

    Dy vjet më parë, një grup gjerman i së djathtës ekstreme kishte sulmuar një sinagogë në qytetin Halle, duke i lënë të vdekur dy persona. Sulmi konsiderohet si njëri prej më të rëndëve anti-semitik në historinë e pasluftës në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!