×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania bëhet me ministre të re të Drejtësisë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 19:12

    Gjermania do të ketë një ministre të re Drejtësie. Quhet Christine Lambrecht dhe emërohet pasi mbajtësja aktuale e këtij posti do të marrë një vend në Parlamentin Europian.


    Lambrecht, nga Partia Social-demokrate (SPD), e qendrës së majtë, dhe aktualisht zëvendësministre në Ministrinë e Financave, do të zëvendësojë kolegen e partisë, Katarina Barley.

    Largimi i Barley për në Bruksel, është planifikuar në 2 korrik, por njoftimi i pasardhëses së saj u vonua nga dorëheqja e befasishme e kreut të SPD-së, Andrea Nahles, në fillim të qershorit.

    Thorsten Schaefer-Gumbel, një nga tre udhëheqësit e SPD, e përshkroi Lambrehtin si një “grua praktike”, përcjell Atsh.

    Lambrecht, i cili është avokate dhe ndodhet Bundestag që prej më shumë se 20 vjetësh, do ta marrë postin më 1 korrik.

    Puna e saj e re u njoftua të njëjtën ditë që ajo mbushi 54 vjeçe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!