×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania kërkon që Serbia ta pranojë gjenocidin në Srebrenicë

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 14:04

    Ambasadori gjerman në Serbi,  Thomas Schieb  tha se qëndrimi i Gjermanisë dhe shteteve të tjera anëtare të BE-se është se në Srebrenicë  ka ndodhur gjenocid dhe se Serbia duhet ta pranojë këtë.


    Schieb në një intervistë për mediat serbe theksoi se Gjermania padiskutim konsideron se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid ashtu siç është kualifikuar edhe nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, transmeton Reporteri.net.

    “Masakra e Srebrenicës është një nga krimet më të këqija të shekullit të 20-të. Pozita e Gjermanisë, si dhe anëtarëve të tjerë të BE-së, është se bëhet fjalë për gjenocid. Ne presim që Serbia të marrë të njëjtin pozicion”, u shpreh  ndër të tjera ambasadori gjerman. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!