×
  • Lajme
  • Botë

    Gjermania rekomandon përdorimin e vaksinën Johnson & Johnson për të gjithë të rriturit

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 15:52

    Gjermania ka rekomanduar vaksinimin me Johnson & Johnson për të gjithë të rriturit, duke eliminuar kështu një sistem prioritar që përcakton se kush do të marrë dozat e para. Shumica e personave mbi 60 vjeç do të vaksinohen deri në qershor, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë Jens Spahn.


    Përkundrazi, të rinjtë mund të zgjedhin se më cilën vaksinë duan të vaksinohen. Spahn theksoi se 10 milion doza të vaksinave Johnson & Johnson do të shpërndaheshin gjatë qershorit dhe korrikut.

    Gjermania fillimisht kishte rekomanduar  AstraZeneca vetëm për të  moshuarit  pas shqetësimeve se vaksina shkaktonte mpiksje  gjaku. Agjencia Europiane e Barnave ka thënë që mpiksjet e gjakut duhet të renditen si një efekt anësor i rrallë i  Johnson & Johnson dhe AstraZeneca por që përfitimet tejkalojnë rreziqet.

    Të dy vaksinat përdorin të njëjtën teknologji vektoriale adenovirus, ndryshe nga BioNTech / Pfizer ose Moderna, të cilat janë vaksina ARN.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!