×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Gjuha e sulmuesit në Zelandë të Re mund të krahasohet me gjuhën e përdorur nga ISIS-i dhe Al-Qaeda’

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 16:26

    Analistja e rrjetit televiziv “CNN”, Clarissa Ward, thotë se gjuha e përdorur në një manifest prej 87 faqesh, i cili është i lidhur me link në një llogari në rrjetet sociale që besohet se është e njërit prej sulmuesve, mund të krahasohet me gjuhën e përdorur nga ISIS-i dhe grupi “Al Qaeda”.


    Ky manifest në fakt është një intervistë me veten. Policia beson se ky shkrim është shkruar nga i dyshuari kryesor për këtë sulm.

    Gjuha e këtij manifesti është e shkruar në një mënyrë mjaft provokuese dhe qartazi është përdorur për të nxitur hakmarrje, përçarje dhe konflikt të hapur mes komuniteteve të ndryshme në demokracitë perëndimore.

    Personi i dyshuar në këtë shkrim thotë se e dëshiron një luftë civile. Kjo është dëgjuar edhe në deklaratat e grupit “Al Qaeda”. Këto fjalë mund të krahasohen edhe me synimin e ISIS-it për ta zhdukur të ashtuquajturën “zonë e hirtë” apo bashkëjetesën mes myslimanëve dhe Perëndimit. Ai përpiqet të shkaktojë tensione dhe të krijojë përplasje mes civilizimeve.

    Analistja Ward thotë se një pjesë e madhe e gjuhës së personit të dyshuar ka ngjashmëri me fjalimet e disa politikanëve. Sipas saj, idetë e prezantuara në këtë manifest janë pjesë e retorikës politike.

    Ai flet edhe për idenë e pushtimit. Sipas personit të dyshuar, imigrantët myslimanë po i pushtojnë shtetet perëndimore. Ai përmend edhe shkallën e lindjeve, idenë e zhvendosjes dhe rrezikun e zhdukjes së kulturës së personave të bardhë. Këto fjalë i kemi dëgjuar edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. I kemi dëgjuar edhe nga qeveritë e së djathtës ekstreme, përfshirë Italinë dhe Hungarinë, shkruan “CNN”, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!