×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Gjysmë jete prapa hekurave: Hera e fundit kur kam prekur dikë ka qenë viti 1996

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 14:01

    Çdo ditë, për 19 vjet ai ka qenë vetëm për 23 orë në ditë, në një qeli të izoluar. Rojet shtyjnë enën e ushqimit nëpërmjet vrimës në derë. Çdo ditë kalon nga një orë në një oborr të mbyllur. Kur është në qeli ai lexon. Pikërisht libra për mbijetesë. Ndonjëherë edhe shkruan. Në burgjet e Teksasit nuk lejohet asnjë kontakt fizik në izolim, përveç kur vjen inspekcioni i burgut. Ai thotë se herën e fundit kur ka prekur një person ka qenë më 1 gusht 1996, kur ai përqafoi nënën e tij, transmeton Reporteri.net.


    Toni Medina është një nga të dënuarit me vdekje në burgun e Teksasit.

    A e ka ndryshuar atë mungesa e kontaktit njerëzor? Ai thotë se kjo i jep atij një ndjenjë vetmie, tërhiqet dhe bëhet më pak aktiv, kalon disa ditë pa folur me askënd dhe i ikë nevoja për të lexuar, e madje edhe për të dalë në oborr.

    https://www.youtube.com/watch?v=Z5s3yTYig1g

    Shtetet  tjera në Shtetet e Bashkuara nuk kanë kushte aq të rrepta për të dënuarit për vdekje. Në shumë raste, të rinjtë dhe ata me probleme të shëndetit mendor nuk janë izoluar për një kohë të gjatë. 

    Medina beson se Teksasi vazhdon t’i izolojë të burgosurit me vdekje për hakmarrje, jo për siguri. Ai e quan këtë praktikë si “torturë”, “mizore dhe çnjerëzore”, një mjet për “frikësimin e një personi të dënuar” para se të ekzekutohet.

    Mesatarisht, një i dënuar me vdekje në këtë vend pret një mesatare prej 11 vjetësh për t’u dënuar. Afati më i gjatë ishte 31 vjet.

    Shumë të burgosur vuajnë nga çrregullime mendore, dhe disa prej tyre edhe bëjnë vetëvrasje thotë Medina, duke përmendur n një të burgosur mjaft të qëndrueshëm dhe solid, por pas 15 vitesh në qelizë ai u thye dhe ia mori jetën vetes. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!