×
  • Lajme
  • Botë

    Grabitet një bankë në Maqedoninë e Veriut, merren 100 mijë euro

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 17:08

    Një prej filialeve të bankës ‘Tutunska Banka’ në Maqedoninë e Veriut ka rënë pre e grabitjes, ndërkohë që mediat vendase raportojnë se janë vjedhur rreth 100 mijë euro.


    Në këtë grabitje janë përfshirë të paktën tre persona. Ata dyshohet se kanë qenë të armatosur me armë zjarri të tipit kallashnikovë.

    Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e grabitjes së filialit të bankës.

    Fillimisht autorët dhunuan rojën e sigurisë E. E., 26 vjeç dhe më pas nën kërcënimin e armëve morën paratë dhe u larguan në drejtim të paditur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!