×
  • Lajme
  • Botë

    Grenell konfirmon se Trump do ta vizitojë Serbinë, Vuçiq tregon si e bindi

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 16:03

    I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, deklaroi sot se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka konfirmuar se do ta vizitojë Serbinë.


    Grenell po ashtu ka konfirmuar se në vizitë me Trumpin do të jetë edhe vajza e tij, Ivanka Trump, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.

    Kujtojmë se delegacioni i qeverisë amerikane, i kryesuar nga emisari special Richard Grenell, ka qëndruar sot në Beograd ku  është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

    Vuçiq është pyetur se si e ka bindur Trumpin ta vizitojë Kosovën, derisa ka thënë se e ka bërë këtë duke këmbëngulur

    Gjatë ditës së djeshme ky delegacion ka qëndruar po ashtu në Kosovë, ku është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit Hotit dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

    Kujtojmë se ditë më parë, Trump ka thënë se synon të zhvillojë një vizitë edhe në Kosovë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!