×
  • Lajme
  • Botë

    Greqia regjistron shifër rekorde të rasteve me COVID-19

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 23:37

    Greqia ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve të reja me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet.


    Të dielën janë regjistruar 203 raste të reja, është njoftuar nga autoritetet shëndetësore në Greqi, raporton agjencia Reuters.

    Po ashtu është regjistruar një i vdekur, duke çuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në 212.

    Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja me COVID-19 dhe dy të vdekur si pasojë e virusit.

    Në Ulçin janë regjistruar tri raste.

    Numri total i të infektuarve në Mal të Zi ka arritur në 3618, ndërsa kanë vdekur 64 pacientë. Janë 1102 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!