Gruaja më e mençur në botë, jeton e distancuar dhe në anonimitet të plotë

Marilyn vos Savant ka lindur si Marilyn Mach, por mbiemrin e babait të saj nuk e mbajti për një kohë të gjatë. Ajo është ende gruaja me IQ më të lartë në  botë. Qysh si një vajzë 10-vjeçare kishte zgjidhur dy teste të inteligjencës. E para ishte një test Stanford-Binet dhe përfshiu një sërë pyetjesh që kishin për qëllim të matnin aftësinë njohëse nëpërmjet pesë faktorëve. Tjetri ishte një test mega, i projektuar për të matur IQ mbi 145, transmeton Reporteri.net.


Sipas testit Mega, IQ e saj ishte 186, kurse sipas testit të Stanford-Binet ishte 228. Pas një kohe të shkurtë ekspertët arritën në përfundim se 10 vjeçarja ka kapacitet mendor të një 23-vjeçareje. Tridhjetë vjet më vonë në histori do të mbetet e regjistruar si personi me  IQ më të lartë në botë, rekord që e ka mbajtur gjatë në Librin Guinness të Rekordeve për sa kohë që kjo kategori nuk është shfuqizuar në vitin 1990.

Pavarësisht IQ-së së saj të paparë, edukimi i saj ishte si çdo tjetër. Ajo shkoi në një shkollë të mesme lokale dhe punoi në dyqanin e babait. Ndoqi studimet e psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, nga ku u tërhoq pas vetëm dy vjetësh. Në fillim të viteve 80 ajo u zhvendos në Nju Jork dhe filloi të ndërtonte karrierën e saj në shkrim, ku bënte shkrime për IQ për revistën Omni para se të merrte një vend pune në Parade. Ajo shkruante një kolumnë dhe njerëzit mund t’i dërgonin pyetje në të cilat ajo përgjigjej. Në vitin 1987, ajo u martua me Robert Jarvik, shkencëtar amerikan.  Të dy këta u njohën më pas si çifti më i mençur në Nju Jork.

Përgjatë viteve u diskutua për vërtetësinë e testeve që matin nivelin e IQ-së, pasi versioni i tanishëm nuk lejon rezultate mbi 170. Çështja tjetër që ishte e paqartë, kishte të bënte me faktin se inteligjenca nuk është më aq e lehtë për t’u matur. Ka mijëra faktorë që mund të ndikojnë në aftësitë mendore dhe inteligjencën, dhe jo të gjitha testet janë të pajisura sa duhet për t’u marrë me gjithçka. Ajo është padyshim një nga njerëzit më të mençur në botë, por Marilyn Vos Savant ka qëndruar plotësisht larg nga çdo vëmendje. Dhe ajo mbeti përgjithmonë në anonimitet, grua mjaft e zakonshme, kolumniste dhe autore e disa librave./Reporteri.net