×
  • Lajme
  • Botë

    Guri mister në Arabinë Saudite: Daton qe 4 mijë vjet, i prerë me “laser”

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 10:29

    Guri i quajtur “Al Naslaa” në Arabinë Saudite duket sikur është prerë në gjysmë me një laser. Guri vlerësohet të jetë 4000 vjet i vjetër, dhe askush nuk e di se si u bë kështu.


    Ka shumë mistere natyrore në botë, njëra prej të cilave është veçanërisht befasuese guri Naslaa në shkretëtirën Tayma në Arabinë Saudite.

    Shumë njerëz mendojnë se prerja e saktë është bërë nga njerëzit ose nga ndonjë lloj tjetër krijesë, e cila duket po aq mbresëlënëse.

    Sipas studimeve, mbi një mijë vjet më parë, toka u zhvendos dhe bëri që kjo shkëmb të ndahej në dysh, por pa arritur të rrëzohej.

    Kjo mund të jetë për shkak të një dige vullkanike të mineraleve e cila më pas u forcua para se të vinte në dritë.

    Megjithëse ende nuk dihet arsyeja e saktë e kësaj ndarje misterioze, është padyshim një nga mrekullitë më të mëdha të botës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!