×
  • Lajme
  • Botë

    ‘Hajdut, gënjeshtar, kufomë politike’ – varre të Putinit hapen në tërë Rusinë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 12:09

    Një tjetër gur varri me emrin dhe fotografinë e Presidentit rus Vladimir Putin u shfaq në Rusi.


    Kësaj radhe ky varr i improvizuar u hap në qytetin jugperëndimor të Voronezh, shkuajnë mediat ruse, transmeton Reporteri.net.

    “Hajdut dhe gënjeshtar i pabesueshëm. Kufomë politike”, është shkruar në tekstin përbri varrit të Putinit, ku janë shënuar edhe inicialet e tij, viti i lindjes, ndërkohë që viti 2019 listohet si viti i vdekjes së tij.

    Instalacioni u shfaq më 5 qershor në llogarinë  në Twitter të ‘Agit Russia’, e cila i përket grupit që e quan veten “kanali federal i agjitacioneve, lajmeve dhe protestave në rrugë në Rusi”. Në postin pasues të grupit thuhet se fotografia është dërguar nga  një person anonim, transmeton CDM.

    Ishte ky vetëm një nga një sërë instalacionesh të ngjashme në javët e fundit. Që nga muaji mars, varreza të rreme me fytyrën e Putinit janë vërejtur në të paktën tetë qytete, që është pjesë e një fushate të koordinuar proteste. I pari u shfaq në qytetin e Naberezhna Chelny, në Tatarstan,  më 10 mars. Dy aktivistë u arrestuan më vonë për përfshirje të supozuar. Menjëherë pas kësaj, në Moskë u shfaq një gur varri i rremë.

    Aktivistët ngritën një pllakë më 3 prill, në katedralen e famshme të Shën Isakut në Shën Petersburg, duke tërhequr vëmendje të konsiderueshme.

    Grupi “Agit Russia” ka marrë përgjegjësinë për disa nga këto veprime. Në një intervistë për gazetën Meduza në prill të këtij viti, zëdhënësi Grigory Kudryavtsev tha se grupi u formua për të “mbushur boshllëkun” që la pas mungesa e protestave në rrugë në Rusi. – Lëvizja është një komunitet njerëzish të moshave të ndryshme dhe pikëpamjeve politike. Ata janë të bashkuar nga një dëshirë e përbashkët për të luftuar diktaturën dhe totalitarizmin, dhe propagandën e Putinit”, i tha ai portalit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!