×
  • Lajme
  • Botë

    Historia e jashtëzakonshme e njeriut që ishte në fund të pusit dhe preku milionat: Sot punëson vetëm të pastrehët

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 12:25

    Drew Goodall ka një histori të tillë jetësore për të cilën mund të xhirohej një film, por më e rëndësishmja është se historia e tij ka frymëzuar shumë njerëz që një herë gjatë jetës ndodheshin në fund të pusit.


    Ky britanik gjithmonë donte të ishte aktor dhe kur ai ishte rreth njëzet vjeç, madje arriti të fitonte disa role më të vogla. Ai u shfaq në filmat “Snatch” dhe “About a boy” ku u takua me aktorë të mëdhenj nga bota e aktrimit si Brad Pitt dhe Hugh Grant, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, kritikat për aktrimin që ai bën e kanë shkatërruar plotësisht dhe njëkohësisht ia kanë ndryshuar jetën. Ai kishte mbetur pa para dhe nuk dëshironte të kthehej tek prindërit e tij, të cilët ankoheshin në të vazhdimisht. Kjo, siç tha ai, ishte një humbje e plotë për të. Kështu që ai jetoi si i pastrehë për gjashtë muajt e ardhshëm. Shtëpi kishte një kuti kartoni.  Çdo ditë ishte një luftë e zemëruar për mbijetesë në mungesë të ushqimit dhe gjërave elementare. Ai ishte rrahur disa herë nga njerëz të dehur dhe njerëz të tjerë të pastrehë.

    Megjithatë, jeta e tij ndryshoi  kur ai filloi të dilte në rrugë për të pastruar këpucët. Ai kujton se duhej të ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mos u kapur nga policia, derisa një ditë një nga klientët e tij të rregullt i sugjeroi që ai të bënte të njëjtën punë në zyrën e tij.

    Dhe, sapo Drew bëri diasa para, ai vendosi të bënte diçka “të çmendur”. Ai themeloi kompaninë e tij, të cilën ai e quajti Sushine Shoeshine (dielli shndrit dhe lustrim këpucësh).

    Sot, ai bashkëpunon me kompani prestigjioze nëpër Londër, drejtorët dhe menaxherët e të cilëve mbajnë atë shkëlqim të këpucëve të tyre. Sot, Drew fiton më shumë se 250,000 funte në vit dhe i jep shumicën e parave të tij për bamirësi. Ajo që është veçanërisht interesante është se në kompaninë e tij punëson vetëm njerëz të pastrehë dhe njerëz me nevoja të veçanta.

    Deri  më tani ka punësuar rreth 40 njerëz të pastrehë. Një nga punonjësit e tij, Alan Walton, është 45 vjeç dhe ka qenë pa punë për më shumë se 15 vjet. Ai gjithashtu kishte probleme të shumta shëndetësore. Siç tha Drew i ktheu atij punën, shpresën dhe vetëbesimin, kështu që ai tani ka një jetë më të lumtur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!