Horror në Australi, tre motrat përdhunoheshin nga babai patriark e vëllezërit, në kultin mizor te incestit

Patriarku pervers i familjes më famëkeqe të Australisë, drejtonte atë që është quajtur nga mediat “ferma e incestit” duke përdhunuar bijat e tij bashkë me djemtë, e duke lindur fëmijë me to.


Në gjyqin e Tim Colt u tha se ai kishte kryer marrëdhënie me tre bijat e tij – të njohura si Rhonda, Betty, e Martha – duke lindur fëmijë me to për të shtuar familjen e lidhjeve barbare.Detajet e tmerrshme të abuzimeve po publikohen pasi gjykata pezulloi urdhërin e heshtjes së mediave mbi gjyqin e mizorisë, shkruan britanikja TheSun.

Klani me 38-persona i Colt detyrohej të jetonte në mjerim, në një botë të sëmurë incesti, neglizhimi e pedofilie që ka shokuar Australinë dhe botën e civilizuar.Fëmijëve u janë dhënë pseudonime për të fshehur identitetin e tyre.Tre nga bijat Tim Colt janë paraqitur në gjyq janë abuzuar nga komunitetet dhe janë sulmuar gjatë kohës në burg prej lidhjeve të tyre seksuale të brendshme familjare.Tim Colt raportohet gjithashtu se ka prindëruar 13 fëmijë të Betty 13, katër nga Rhonda, madje dhe një mbesë të lindur nga fëmija e Raylene, Kimberly.

Në gjyqin e mëparshëm të Colt, djali i tij Roderick, është shpallur fajtor për përdhunimin e mbesës së tij, që ishte gjithashtu gjysmë-motër.Viktima Petra, fëmija biologjik i Tim Colt e Betty Colt ishte përdhunuar dhe nga xhaxhai i saj Frank gjatë një vizite në fermën e familjes në 2010, për çka ai është dënuar tashmë.Ajo i ka thënë policisë në 2013 se nuk ka shkuar kurrë në shkollë, se “jetonte në një kult” dhe se “të gjithë tezet, xhaxhallarët e kushërinjte flejnë me njëri-tjetrin”.

Betty dhe motra e Rhonda-s,Martha, kishin pasur marrëdhënie me babanë, vëllanë dhe me Charlie Colt.Martha ka lindur tre djem e dy vajza nga viti 1988 deri në 2006 dhe pretendonte në gjykatë se ka pasur vetëm pesë episode seksuale brenda familjes, por kjo u refuzua nga gjykata.Tim Colt dhe dy bija të tij u shpallën fajtorë për dëshmi të rreme dhe fshehje të identiteti të atësisë së fëmijëve.Betty dhe Rhonda u burgosën për 14 muaj secila për dëshmi të rremeAutoritetet janë duke kryer testet e ADN-së për të zbuluar atësinë e fëmijëve të lindur nga incesti./ top-channel