×
  • Lajme
  • Botë

    Humb jetën pas aksidentit biznesmeni shqiptar në Itali

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 17:42

    28-vjeçari shqiptar, Manuel Qehaj ka humbur jetën tragjikisht dje në spitalin e Cisanello në Itali pas një aksidenti të pësuar ditën e premte.


    Aksidenti i rëndë që i kushtoi jetën shqiptarit ndodhi në kryqëzimin midis rrugës Pratale dhe Calcesana. Kryqëzim ky i ndodhur vetëm pak metra larg restoratit “La Greppia” që shqiptari kishte në pronësi prej disa muajsh.

    28-vjeçari shqiptar la pas gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël.

    Ndërkohë hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa nesër pritet që familja të tërheqë trupin e të ndjerit për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!