×
  • Lajme
  • Botë

    Humbi kontrollin e veturës, vdes tragjikisht 41-vjeçari shqiptar në Greqi

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 15:13

    Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia në Greqi.


    Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.

    Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

    Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!