×
  • Lajme
  • Botë

    “Hyni brenda, dua të jetoj” – thirrjet dëshpëruese të së moshuarës, video që duhet ta shohin ata që po rrezikojnë familjet e tyre

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 11:17

    Për shkak të pandemisë së koronës së virusit, qytete në mbarë botën janë në karantinë dhe rrugët janë të zbrazëta. Ndërsa disa njerëz respektojnë rekomandimet e ekspertëve dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e infeksionit, të tjerët kanë injoruar këshillat, duke i vënë në rrezik anëtarët e familjes së tyre.


    Për shkak të kësaj, një e moshuar, e cila është në moshën të cilët janë më të rrezikuarit nga koronavirusi, qortoi anëtarët e një familje pse kishin dalur në rrugë për të shëtitur.


    “Kjo është e papërgjegjshme, unë dua të jetoj”, bërtiti gruaja e moshuar, ndërsa fqinjët e tjerë dolën jashtë për të parë se për çfarë bëhej fjalë, transmeton Reporteri.net.
    Shikoni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!