×
  • Lajme
  • Botë

    I arrestuari i prangosur vdes pasi polici amerikan ia shtypë qafën me gju

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 16:32

    Në internet është publikuar një pamje e tmerrshme, ku një polic amerikan në Minneapolis shihet duke ia peshuar gjurin mbi qafë për disa minuta një personi të arrestuar, të prangosur e të shtrirë në rrugë. Më vonë, i arrestuari e humb vetëdijen dhe vdes në spital.


    Incizimi është bërë nga një kalimtar i rastit të hënën dhe ka bërë që FBI-ja t’i fillojë hetimet për këtë rast, shkruan “Daily Mail”, transmeton Reporteri.net.

    Policia lokale më vonë konfirmoi se burri i arrestuar vdiq dhe se ai ishte i dyshuar për falsifikim.

    Personi i paidentifikuar u dërgua me autoambulancë në qendrën mjekësore në Hennepin.

    Në pamjet e publikuara në internet shihet se si një polic vazhdimisht ia shtyp qafën me gju personit të arrestuar, i cili thotë se nuk mund të marrë frymë. “Ju lutem, ju lutem, nuk po mund të marr frymë”, dëgjohet duke thënë ai.

    Megjithatë, polici vazhdon t’ia mbaj gjurin mbi qafë dhe duket se e lëshon peshën e trupit mbi të arrestuarin.

    Raportohet se policët e përfshirë në këtë rast janë pezulluar përkohësisht dhe Byroja për Arrestime Kriminale në Minnesota i është bashkuar FBI-së për hetime.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!