×
  • Lajme
  • Botë

    I dënuari me vdekje deri në frymën e fundit pretendon pafajësinë: Zot fali se nuk dinë çka bëjnë…

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 9:28

    Larry Sveringen, 48 vjeç, i cili u dënua me vdekje në vitin 2000 për rrëmbim, përdhunim dhe vrasje të studentes nëntëmbëdhjetë vjeçare Melissa Trotter, u ekzekutua gjatë ditës së djeshme.


    Deri në momentin e fundit të jetës, ai pretendoi se ishte i pafajshëm. Dënimi me vdekje u krye në orën 18:47 gjatë ditës së djeshme, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

    Studentja  Melissa Trotter u pa për herë të fundit e gjallë më 8 Dhjetor 1998, dhe trupi i saj u gjet 25 ditë më vonë në Pyllin Kombëtar në Sam Houston.

    Sveringen u përpoq në mënyrë të përsëritur të hedhë poshtë aktgjykimin, duke argumentuar se ishte bërë me prova rrethanore dhe hulumtime të dyshimta mjekoligjore.

    Prokurorët e bazuan çështjen në dëshminë e dëshmitarëve, të dhënat e celularit dhe provat e gjetura në shtëpinë dhe kamionin e tij.

    Dëshmitarët pretenduan se e kishin parë Trotter të largohej nga kampusi më 8 dhjetor të shoqëruar nga Sveringen.

    Në thonjtë e viktimës po ashtu u gjet ADN-ja e Sveringen, çka u konsiderua si prova më e fortë në këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!