×
  • Lajme
  • Botë

    I dënuari me vdekje i mbijetoi 18 injeksioneve vdekjeprurëse, por vdes nga coronavirusi

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 22:06

    Një i dënuar me vdekje i mbijetoi 18 ekzekutimeve vdekjeprurëse përpara se të vdiste nga Covid-19.


    Sipas “Daily Star”, Romell Broom u shpua 18 herë, duke mos iu gjetur dot në asnjë rast një venë ku të futej doza.

    I burgosuri ka kaluar 24 vite në pritje të ekzekutimit, pasi u dënua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Tryna Middleton, në vitin 1984.

    Ai gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm, por testet e ADN-së nuk treguan se ishte i pafajshëm.

    Data e ekzekutimit të tij u la për në 15 shtator 2009, por nuk u arrit që të gjendej një venë e përshtatshme, pavarësisht dy orësh përpjekje.

    Në këto kushte, duke qenë se nuk po gjenin një mënyrë për ta vrarë pa dhimbje, ekzekutimi u shty pa afat.

    Më pas, pandemia e Covid-19 që përfshiu botën, i mori jetën edhe të dënuarit, në moshën 64-vjeçare. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!