×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    9 vjeçari së shpejti do të diplomojë në elektroinxhinieri, pastaj do të regjistrojë doktoraturën

    Reporteri
    15 Nëntor 2019 | 12:23

    Një djalë nga Belgjika është në rrugë për t’u pajisur me diplomë kolegji në moshën nëntë vjeçare, transmeton Reporteri.net.


    Lorent Simmons po studion inxhinierinë elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven (TUE) – një kurs i vështirë edhe për studentët e moshës mesatare.

    Ai u përshkrua nga profesorët si ” i jashtëzakonshëm”, dhe pritet të diplomojë në dhjetor të këtij viti. Më pas Laurent planifikon të regjistrojë studimet e doktoraturës në  inxhinieri elektrike dhe në të njëjtën kohë të studiojë për mjekësi, tha babai i tij për CNN.

    Lorent ka bërë test pas testit ndërsa mësuesit u përpoqën të përcaktonin shkallën e talentit të tij.

    Ndërsa Laurent vjen nga një familje mjekësh, prindërit e tij deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpjegim se pse djali i tyre është i aftë të mësojë kaq shpejt. Por Lydia ka teorinë e saj.

    “Kam ngrënë shumë peshk gjatë shtatzënisë”, thotë me shaka ajo.

    Lorent i tha CNN se lënda e tij e preferuar është inxhinieria elektrike, dhe se do të studiojë edhe mjekësinë”.

    Progresi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe tashmë është kërkuar nga universitetet prestigjioze në të gjithë botën. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!