×
  • Lajme
  • Botë

    I moshuari “alivanoset” live në emision kur kupton se ora që e kishte blerë në vitet 70′ sot kushton 700 mijë dollarë

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 11:59

    Një veteran i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara u alivanos drejtpërdrejt në televizion gjatë një episodi të Antiques Show kur kuptoi se një orë Rolex, të cilën ai kurrë e kishte vënë mund ta bënte për 700,000 dollarë më të pasur, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.


    Të premten në episodin e mbrëmjes, veterani i cili nuk është identifikuar me emër iu dha lajmi se ora e tij  Rolex që e bleu për më pak se 400 dollarë në vitet 1970 mund ta bënte të pasur.

    Pamjet dramatike, të filmuara në Bonanzaville në West Fargo, në Dakotën e Veriut, tregojnë se i moshuari bie në dysheme sapo i ipet lajmi.

    “Duhet të jesh duke u tallur me mua. E pabesueshme”, tha ai pasi arriti të ngrihej në këmbë.

    Ai tha se bleu Rolexin kur ishte anëtar i Forcave Ajrore. Ai i kishte vërejtur pilotët e linjës ajrore komerciale duke bartur këtë orë Rolex dhe ‘kishte supozuar se ishte një markë e respektuar’. /Reporteri.net

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!