×
  • Lajme
  • Botë

    I përzgjedhuri i Trump për pasardhës të John Bolton ka punuar në administratat e Obamës dhe Bushit

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 16:30

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Robert C. O’Brien këshilltar për Siguri Kombëtare.


    Një javë pasi e shkarkoi John Boltonin, presidenti Trump përsmes Twitterit ka njoftuar se tashmë e ka zëvendësin e tij.

    Ai ka treguar se e ka emëruar këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare.

    “Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Trump.

    O’Brien mori detyrën në kohën kur Trump po përballet me një numër të sfidave në politikat e jashtme.

    Ai do të ketë rol udhëheqës në adresimin e krizave në Venezuelë dhe gjithashtu do të adersojë përpjekjet e Trumpit për denuklearizim të Koresë Veriore.

    O’Brien është këshilltari i katërt i emëruar nga Trump për Siguri Kombëtare. Ai ka punuar edhe në administratën e presidentit Barack Obama dhe presidentit George W. Bush.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!