×
  • Lajme
  • Botë

    Identifikohet personi në aferën e spiunazhit që tronditi Serbinë

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 20:15

    Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video, në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një agjenti serb, për të cilin pretendohet se është zyrtar i lartë.


    Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari, si oficer rus i zbulimit, ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë qesen në makinën e parkuar.

    Ndërkohë, autenticitetin e videos e ka vërtetuar edhe BIA serbe. Lajmi është konfirmuar nga televizioni serb RTS.

    Ndërkohë, është identifikuar burri që shihet në incizim  me oficerin e inteligjencës ruse. Ai është identifikuar si nënkolonel serb me inicialet Z.K konfirmon gazeta serbe Novosti.

    Pamjet u kapën në dhjetor të vitit 2018 në Zemun dhe kjo nuk është e vetmja video deri te e cila kanë arritur shërbimet e inteligjencës serbe.

    Sipas informacioneve jozyrtare nga gazeta e Beogradit, Z.K nuk është personi i vetëm në këto regjistrime, por disa të përfshirë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!