×
  • Lajme
  • Botë

    Infektohet me coronavirus peshkopi që udhëhoqi lutjet në varrimin e patriarkut Irinej

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 13:26

    Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili vdiq në moshën 90-vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.


    Vetëm të afërmit e Irinejt, klerikët dhe disa personalitete të tjera, përfshirë presidentin Vuçiq dhe anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, u lejuan brenda kishës Shën Sava

    E pas këtij varrimi është konfirmuar se është infektuar me COVID 19 peshkopi David që shërbeu në funeralin e Irinej.

    Siç u konfirmua për RTS, Peshkopi David rezultoi pozitiv me COVID 19 pas funeralit të patriarkut.

    Ai nuk ka pneumoni, dhe për shkak të simptomave të kollës, ai u vendos për trajtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!