×
  • Lajme
  • Botë

    Irani akuzon Izraelin për “terrorizëm bërthamor”

    Reporteri
    12 Prill 2021 | 21:11

    Irani ka akuzuar Izraelin për “terrorizëm bërthamor” me dyshimin se qëndron pas sulmit të fundjavës në centralin atomik të vendit.


    Centrali i Natanzit inauguroi të shtunën centrifuga të reja për pasurimin e uraniumit, që përdoret si karburant për reaktorët bërthamorë ose për mbushjen e armëve atomike.

    Pa kaluar disa orë, centrali raportoi një incident me furnizimin me energji, siç mësohet, pasi shpërtheu sistemi i brendshëm që vë në punë centrifugat.

    “Sigurisht që regjimi sionist tentoi të hakmerrej ndaj popullit iranian. Përgjigjja e Iranit do të jetë hakmarrja ndaj regjimit sionist, në kohën dhe vendin e duhur. Të gjitha centrifugat që dolën nga qarku do të zëvendësohen pa dyshim me variante edhe më të avancuara,” njoftoi Ministria e Jashtme iraniane.

    Irani akuzon shërbimin informativ izraelit, “Mosad”, si arkitekt të sulmit dhe për sabotim të negociatave për marrëveshjen bërthamore që Teherani po mban në Vjenë.

    Pala Iraniane fajëson izraelitët edhe për vrasjen e kryeshkencëtarit që drejtonte programin atomik të vendit.

    Izraeli këmbëngul se programi përbën kërcënim ekzistencial për të dhe për sigurinë rajonale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!