Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore.


Përmes rrjetit ‘Telegram’, e ashtuquajtura ‘Garda Revolucionare Iraniane – IRGC’ thotë se “Pentagoni njofton se SHBA do t’i përgjigjet sulmeve të Iranit”, përcjell në shqip Reporteri.net.

Tutje, ‘IRGC’ kërcënon: “Këtë herë do t’ju përgjigjemi në Amerikë”.

Reklamë

Po ashtu, agjencia e lajmeve ‘Tasnim’ raporton se nëse SHBA-ja i përgjigjet sulmeve iraniane, organizata Hezbollah e përkrahur nga Teherani do të kryejë sulme edhe kundër Izraelit dhe Dubait.

Irani pas sulmeve, u ka bërë thirrje shteteve në rajon që të mos provojnë të përkrahin SHBA-në pas asaj që ka ndodhur.

Ndryshe, menjëherë pas sulmeve të Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA-ve në Irak, në rrejte sociale, kanë filluar të shpërndahen video nga momenti i shpërthimeve të raketave.

Ndërkohë, kanë vazhduar sulmet e Iranit kundër bazave amerikane në Irak. Sipas informacioneve të mediave amerikane, 5 raketa janë gjuajtur edhe në drejtim të bazës ushtarake Taji.

Rreth një orë më parë janë sulmuar edhe dy baza tjera ushtarake, Al-Asad dhe Irbil, ka konfirmuar Pentagoni.

Reklamë

E ashtuquajtura, Garda Revolucionare e Iranit kanë marrë përgjegjësinë për sulmet.