×
  • Lajme
  • Botë

    Irani pranon t’i dërgojë kutitë e zeza të aeroplanit në Ukrainë

    Reporteri
    18 Janar 2020 | 17:44

    Irani do t’i dërgojë në Ukrainë kutitë e zeza të aeroplanit të pasagjerëve ukrainas që ushtria e tij e rrëzoi në fillim të këtij muaji, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve Tasnim.


    Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që të pranojë ekspertë nga Franca, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara për të shqyrtuar të dhënat nga kutitë.

    176 personat në aeroplan vdiqën kur fluturimi i Aeroplanit Ndërkombëtar të Ukrainës u rrëzua më 8 janar menjëherë pas ngritjes nga Teherani gjatë rrugës për në kryeqytetin ukrainas Kiev.

    “Me përdorimin e ekspertizës së vendeve të Francës, Kanadasë dhe Amerikës do të përpiqemi të lexojmë [regjistruesin e të dhënave të fluturimeve] në Kiev”, tha Hassan Rezaifar, një drejtor përgjegjës për hetimet e aksidenteve në Organizatën e Aviacionit Civil të Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!