×
  • Lajme
  • Botë

    Irani rrëmben anijen britanike

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 21:00

    Një anije me naftë me flamur britanik është rrëmbyer në Gjirin Persik nga Rojet Revolucionare të Iranit, kanë thënë mediat shtetërore iraniane.


    Pronarët e Stena Impero, që po shkonte drejt Arabisë Saudite, thonë se nuk kishin mundur të kontaktonin me anijen “dhe e cila po shkon në veri drejt Iranit”.

    Kompania thotë se në bord kishin një personel prej 23 vetësh dhe së cilës iu qasën “disa anije të vogla e të paidentifikuara dhe një helikopter” në Ngushticën e Hormuzit.

    Zyra e Punëve të jashtme ka thënë se “me urgjencë” po shikon raportimet.

    Komiteti i emergjencave qeveritare, Cobra, po mban takim në Whitehall për të diskutuar incidentit.
    Zhvillimi i fundit vjen pas tensioneve të rritura mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!