×
  • Lajme
  • Botë

    Irlanda, vendi i parë në BE që rikufizohet për shkak të Covid-19

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 15:08

    Irlanda do të jetë vendi i parë i BE-së që do të rikufizojë gjithë popullsinë e saj duke nisur nga mesnata e së mërkurës për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19, njoftoi kryeministri, Micheal Martin.


    “Rikufizimi do të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë (23:00 GMT) për gjashtë javë”, theksoi ai në një fjalim televiziv duke nënvizuar se shkollat do të mbeten të hapura.

    “Të gjitha tregjet jo thelbësore do të mbyllen dhe baret dhe restorantet do të mund të shërbejnë vetëm ushqim që mund të merret me vete”, shtoi kryeministri.

    “U bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi”, theksoi Micheal Martin.

    “Vetëm personat që kanë një punë të gjykuar thelbësore do të kenë leje për të lëvizur për të shkuar në punë”, nënvizoi ai.

    Irlandezët gjithashtu do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për t’u ushtruar brenda një rreze prej tre miljesh nga vendbanimi i tyre.

    Sipas Martin, shkollat ​​dhe çerdhet do të qëndrojnë të hapura “sepse nuk kemi mundemi dhe nuk do të lejojmë që e ardhmja e fëmijëve dhe të rinjve tanë të jetë një tjetër viktimë e kësaj sëmundjeje.

    Vizitat mes vatrave të ndryshme dhe ngjarjet në ambiente të brendshme do të ndalohen, megjithëse sporti profesional do të lejohet me dyer të mbyllura.

    Kryeministri pranoi se masat irlandeze ishin pa dyshim masat më të rrepta në Europë, por veprimet shtesë janë të nevojshme sot.

    “Nëse bashkojmë përpjekjet tona për gjashtë javët e ardhshme, do të kemi mundësinë për të festuar Krishtlindjet ashtu si duhet”, nënvizoi ai.

    “Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 1 852 personave në Irlandë”, sipas shifrave të fundit zyrtare/AFP.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!