×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-agjentja e CIA’s që i ka hyrë garës për Kongres, bën një spot që të gjithëve ua ka kthyer vëmendjen nga ajo

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 13:18

    Valerie Plame 56 vjeçe, ishte një agjente e CIA’s, e njohur për skandalin e rrjedhjes së informatave të shërbimit amerikan intelegjent, që më pas u botuan në Washington Post, ku si pasojë edhe u shkarkua nga detyra, i ka hyrë garës për Kongres, dhe me këtë rast ka bërë edhe një spot, i cili ka marrë shumë vëmendje në SHBA dhe jashtë saj.


    Reklama e saj është realizuar në një shkretëtirë, ku ajo vozit një veturë mbrapa duke ngritur shumë pluhur, ashtu siç kishte ngritur rasti i saj.

    Por në fund ajo kthen veturën në vend për 180 shkallë dhe del jashtë, duke dhënë mesazhin se i gjithë pluhuri i shkaktuar më parë do të bie, dhe tani ajo po shikon përpara.

    Në klip ajo thotë se duhet që vendi të kthehet përpara, e gjithashtu prezanton edhe familjarët e saj të cilët i kishin shërbyer shtetit amerikan në ushtri dhe forma të tjera. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!