×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-kryeministri maqedon: Turp për Kosovën, nuk ftuan delegacion nga Maqedonia

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 14:35

    Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski thotë se është turp i madh për shtetin e Kosovës që nuk ka ftuar delegacion maqedonas në shënimin e 20 vjetorin të hyrjes së NATO-s në Kosovë.


    “Me rastin e kremtimin të 20-vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë, siç vura re, nuk kishte delegacion nga Maqedonia. Është turp i madh për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare. Injorimi i Maqedoninë dhe rolit të saj dhe mbështetjes së plotë logjistike ndaj ndërhyrjes së NATO-s, krizës së refugjatëve dhe pasojave që kishte në vendin tonë. Dhe e fundit: vendimi që vetëm përmes Maqedonisë të futen në ofensivë tokësore. Më pas na e kthyen me agresion ushtarak”, ka shkruar Ljubço Georgievski në profilin e tij në Facebook./Alsat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!