×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidentët e SHBA-së dalin vullnetarë për ta marrë vaksinën anti-covid

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 8:17

    Tashmë gara për vaksinën e re kundër koronavirusit ka hyrë në një fazë të re; tek siguria dhe efektshmëria e saj.


    E ndërsa Britania e Madhe përdorimin që qëllime urgjente të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, BE dhe Gjermania janë treguar më të “matura” dhe kanë kërkua më shumë kohë për hedhjen e saj në tregun europian.

    Një sfidë tjetër është ajo e rikthimit të besueshmërisë së publikut se një vaksinë do të jetë ajo që do t’i japë fund situatës së krijuar nga koronavirusi gjatë vitit të fundit.

    Ish presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë të marrin pëpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

    Të tre ish presidentët shpresojnë që me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te publiku amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!