×
  • Lajme
  • Botë

    Ish-presidenti i Tunizisë varroset në qytetin e shenjtë të Medinës

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 19:36

    Ish-presidenti i Tunizisë, Zine El Abidine Ben Ali, është varrosur në qytetin e shenjtë të Medinës, pasi vdiq në ekzil në Arabinë Saudite.

    Ben Ali, i cili vdiq të enjten në qytetin Jeddah, u varros në varrezat “Al Baqi” pranë xhamisë së profetit Muhamed, vend që respektohet shumë nga myslimanët.

    Trupi i tij, i mbuluar me një mbulesë të gjelbër, u bart deri në varr nga dhjetëra njerëz.

    Disa anëtarë të familjes së tij raportohet se e kanë hapur derën për ngushëllime në kryeqytetin e Tunizisë, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

    Në anën tjetër, mediet dhe autoritetet saudite nuk kanë dhënë ndonjë koment për vdekjen e tij.

    Ben Ali ishte lideri i parë që u rrëzua gjatë kryengritjeve të njohura si “Pranvera Arabe”. Ai vdiq në moshën 83-vjeçare.

    Ai e udhëhoqi vendin e tij nga viti 1987 deri në vitin 2011, ndërsa është kritikuar për mungesën e vullnetit për ta qeverisur vendin me sistem demokratik.

    Për shkak të protestave masive dhe të vazhdueshme, Ben Ali u detyrua që me 14 janar të vitit 2011 të largohet nga Tunizia dhe të kërkojë strehim në Arabinë Saudite, ku jetoi deri në vdekje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!