×
  • Lajme
  • Botë

    Ishin premtuar 1 miliard euro për renovimin e ‘Notre Dame’, por kaq pak janë dhënë

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 23:55

    Dy miliarderë që u zotuan se do të dhuronin mbi 300 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”, kanë dhuruar më në fund 20 milionë pasi i turpëruan publikisht.


    Më të pasurit Francës premtuan se do të dhuronin rreth 900 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame” pas zjarrit, por muajin e kaluar një përfaqësues i Fondacionit “Notre Dame”, ka thënë se askush nuk ka dhënë asnjë qindarkë, deri më tani.

    Bernard Arnault, i cili është pronar i markave “Fendi” dhe “Louis Vitton”, si dhe Francois Pinault, i cili zotëron markën “Gucci”, dhuruan paratë si një ‘paradhënie’, për të ndihmuar në sigurimin e ndërtesës, në mënyrë që të fillojë puna restauruese, shkruan tch.

    Zyrtarët shprehen se shumë prej personave që dolën vullnetarë në dhurimin e parave, për të rindërtuar “Notre Damen”, kanë pritur për të dëgjuar se çfarë do të përfshijë restaurimi, përpara se ata të vendosin se për cilën pjesë do të paguajnë!

    Skuadrat e specializuara po punojnë ende për ta bërë ndërtesën të sigurt, sepse disa pjesë të ndërtesës janë delikate, pasi zjarri e la strukturën e tij të paqëndrueshme.

    Fondacioni “Notre Dame”, i cili po menaxhon projektin në emër të shtetit, vlerëson se kjo punë do të zgjasë rreth katër muaj, deri në përfundim të punimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!