×
  • Lajme
  • Botë

    Ishte live në një intervistë, shihni reagimin e kryeministres kur Islanda u godit nga një tërmet

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 8:09

    Kryeministrja e Islandës u ndërpre nga një tërmet ndërsa ishte në një intervistë të martën, por arriti të menaxhojë situatën dhe të përfundojë përgjigjen e saj.


    Sipas mediave të huaja, Katrin Jakobsdottir po diskutonte ndikimin e pandemisë në turizëm kur shtëpia e saj filloi të dridhej, duke e befasuar dukshëm udhëheqësen islandeze.

    “O zot, tërmet”, tha ajo. “Më falni, sapo ra një tërmet tani. Uau”.

     

    Por Jakobsdottir u kthye shpejt për të folur për çështjen në fjalë, duke shtuar: “Epo kjo është Islanda” duke vazhduar përgjigjen e saj ndaj pyetjes.

    “Po unë jam shumë mirë, shtëpia është akoma e fortë, kështu që nuk ka shqetësime”, shtoi ajo më vonë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!