Shteti Islamik ka konfirmuar të enjten se lideri Abu Bakr al-Baghdadi ka vdekur, ka njoftuar agjencia e lajmeve e këtij grupi “Amaq”, në një audio-incizim.
Sipas Reutersit, ky grup ka konfirmuar se zëdhënësi Abu al-Hassan al-Muhajir ka vdekur po ashtu.
Në njoftim është thënë tutje se Ibrahim al-Quraishi është caktuar si lider i ri i Shtetit Islamik.
Të dielën, presidenti amerikan Donald Trump kishte konfirmuar se al-Baghdadi ishte vrarë në një aksion të organizuar nga forcat speciale në Siri.