×
  • Lajme
  • Botë

    Islandë: Ata që bëjnë dy dozat e vaksinës marrin pasaportën për udhëtimet

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 0:00

    Islanda ka lëshuar pasaportat e para të vaksinimit anti coronavirusit, si një përpjekje për të lehtësuar udhëtimet ndërkombëtarë për të gjithë ata që e kanë bërë vaksinën.


    Aktualisht janë 4.800 islandezë të cilët kanë marrë dy dozat e vaksinës dhe përveç certifikatës/pasaportës në formë dokumenti, ata janë pajisur dhe me certifikatë digjitale. Lajmin e bëri ministria e Shëndetësisë.

    Megjithatë, dokumenti duhet të njihet dhe ndërkombëtarisht. Islanda nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, por është pjesë e zonës së udhëtimit pa Shengen. Ndërsa kombet e BE-së janë të ndara në qasjen e pasaportës së vaksinës.

    Ministria e shëndetësisë e Islandës njoftoi qëllimin e pajisjes me pasaportat e imunitetit:

    Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve. Ata mund të tregojnë një certifikatë vaksinimi gjatë kontrolleve kufitare dhe të përjashtohen nga kufizimet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!