×
  • Lajme
  • Botë

    Itali, gjendet hashash me vlerë 60 milionë euro

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 16:35

    Operacioni i koduar “Libeccio International” ka çuar në zbulimin e një rrugë të re e trafikut të hashashit drejt brigjeve italiane.


    Pas sinjalizimit të autoriteteve franceze, policia financiare dhe roja bregdetare italiane kanë kapur në ujërat e brigjeve siciliane një varkë me vela, e cila transportonte mbi 6.2 tonë hashash nga Spanja drejt Italisë.

    Barka “Luna III” e nisur nga brigjet spanjolle u gjet mbrëmjen e 10 prillit pas 72 orësh kërkimi në det të hapur.

    Hashashi, i 5 cilësive të ndryshme, ishte konfeksionuar në 231 thasë lecke të emërtuar me simbole e numra mes të cilave dhe një markë e njohur automobilistike.

    Vlera e drogës sipas autoriteteve italiane do të sillte një përfitimi prej 60 milionë euro.

    Në pranga janë vënë 3 anëtarët e e ekuipazhit me shtetësi spanjolle.

    Autoritetet italiane informojnë se nga vera e vitit të kaluar e deri më sot ky është i 5-ti mjet lundrues i kapur me drogë, e i nisur nga Spanja drejt kanalit të Sicilisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!