×
  • Lajme
  • Botë

    Italia merr masa të gjera kundër koronavirusit, infektohen 79 persona

    Reporteri
    23 Shkurt 2020 | 8:18

    Autoritetet italiane kanë marrë masa të jashtëzakonshme për ta luftuar përhapjen e koronavirusit. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, njoftoi për planin emergjent në orët e vona të së shtunës pasi numri i personave të infektuar shkoi në 79.


    Këto masa u morën pas konfirmimit se dy qytetarë italianë vdiqën për shkak të infektimit me koronavirus.

    Disa qyteza në rajonet veriore të Lombardisë dhe Venetos janë vendosur në karantinë sipas këtij plani, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Qeveria kërkoi nga rreth 50 mijë banorë të këtyre rajoneve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos udhëtojnë nëpër pjesët e tjera të vendit.

    Kryeministri Conte tha se tash e tutje ndalohen hyrjet dhe daljet nga zonat e prekura nga koronavirusi pa leje të veçantë nga autoritetet.

    Mësimi në shkolla është ndërprerë, ndërsa disa ndeshje të futbollit, përfshirë takimin Inter-Sampdoria, janë anuluar.

    Organet italiane kanë frikë se virusi tashmë është përhapur përtej zonave të izoluara, duke e bërë më të vështirë luftën kundër përhapjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!