×
  • Lajme
  • Botë

    Italia regjistron 9 mijë e 338 raste të reja dhe 73 viktima në 24 orët e fundit

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 18:12

    9338 raste të reja dhe 73 viktima.


    Ky është bilanci i Covid-19 në Itali gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas autoriteteve italiane, numri i tamponëve të kryer ka qenë rreth 100 mijë, 48 mijë më pak se dje.

    Rajoni më problematik mbetet sërish Lombardia me 1678 raste, e ndjekur nga Campania me 1583 dhe Toscana me 988, raporton Ora News.

    Buletini për të gjitha rajonet:

    Mbrëmjen e djeshme, qeveria në Romë lëshoi një dekret të ri sa i përket masave shtesë anti-Covid.

    Disa prej masave shtesë:

    -autorizon kryetarët e bashkive e komunave të mbyllin rrugë e sheshe që popullohen nga jeta e natës. Aurorizohen të hyjnë vetëm banorët rezidentë.

    – mbyllen në ora 18.00 të gjithë lokalet, baret, pubet pa vende ulje per klientët.

    -mbyllen në ora 24.00 lokalet e restorante. Lejohen vetëm 6 persona në tavolina e një numër maksimal i përcaktuar paraprakisht i klientëve në lokal.

    – shkollat nuk do të mbyllen por për nxënësit e ciklit të lartë e studentët hyrja në shkollë do të bëhet me turne.

    – nuk lejohet mbajtja e kongreseve e organizimi i panaireve. Lejohen vetëm konferenca me rëndësi kombëtare.

    – Administrata publike duhet zhvillohet mbledhje vetëm në telekonferenca.

    – i jepet një javë kohë verifikimit të protokolleve të sigurisë në palestra e pishina për të marrë vendimin e mbylljes o jo të tyre.

    Nga nisja e pandemisë Italia numëron 423,578 të infektuar dhe 36,616 viktima.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!